UBT News

Irlanda shpreson se do t’i vaksinojë të rriturit deri në fund të shtatorit

Irlanda shpreson që pjesa më e madhe e popullsisë së rritur do të vaksinohet plotësisht kundër koronavirusit deri në fund të muajit shtator.

Aktualisht target i Qeverisë është administrimi i së paku një doze të vaksinës te 80% e popullsisë deri në fund të qershorit.

“Shpresojmë që pjesa më e madhe e popullsisë së rritur të vaksinohet së paku një herë deri në fund të qershorit dhe plotësisht deri në fund të shtatorit”, deklaroi zv.kryeministri Leo Varadkar./UBTNews

Exit mobile version