UBT News

Iranianët protestojnë në Kiev kundër dërgimit të dronëve në Rusi

Iranianët, të cilët jetojnë në Ukrainë, janë fotografuar duke protestuar kundër qeverisë së Iranit dhe kundër dërgimit të dronëve në Rusi, të cilët po përdoren gjatë luftës në Ukrainë.

Protestuesit mbanin tabela me fotografi të liderit të Iranit dhe presidentit të Rusisë, së bashku me flamurin ukrainas.

Dronët e prodhuar nga Irani janë përdorur nga forcat ruse për të sulmuar Ukrainën. Megjithatë, Irani i ka mohuar akuzat e Ukrainës dhe Perëndimit se po e furnizon Rusinë me dronë./UBTNews/

Exit mobile version