UBT News

Irani zotohet se do të ‘dënojë’ autorët e masakrës në një tempull

Autoritetet e Iranit u zotuan të enjten se do të “dënojnë” përgjegjësit e sulmit në një faltore myslimane shiite ku mbetën të vdekur 15 persona.

Një grup i të drejtave të njeriut raportoi se forcat e sigurisë vranë një burrë pasi protestuesit i rrethuan ndërtesat qeveritare.

Presidenti Ebrahim Raisi tha: “Qëllimi i armikut është të shkatërrojë përparimin e vendit dhe më pas këto trazira hapin terrenin për sulme terroriste”.

Autoritetet iraniane kanë akuzuar prej kohësh forcat e jashtme për nxitjen e trazirave për vdekjen e Jina Mahsa Aminit në paraburgim policor. Autoritet kanë tentuar t’i lidhin protestat me sulmin vdekjeprurës të së mërkurës, për të cilin e mori përgjegjësinë “Shteti Islamik” (IS), një grup ekstremist sunit./UBTNews/

Exit mobile version