Anëtarët e Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OIC) duhet të vendosin embargo nafte dhe sanksione të tjera ndaj Izraelit dhe të dëbojnë të gjithë ambasadorët izraelitë, tha të mërkurën ministri i jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian.
Në Jeddah të Arabisë Saudite po mbahet një takim urgjent i Organizatës së Bashkëpunimi Islam, për të diskutuar rreth eskalimit të konfliktit Izrael-Palestinë, pas një shpërthimi në spitalin e Gazës të martën, ku mbetën të vdekur qindra palestinezë.
“Ministri i Jashtëm bëri thirrje për një embargo të menjëhershme dhe të plotë ndaj Izraelit nga vendet islamike, përfshirë sanksionet e naftës, përveç dëbimit të ambasadorëve izraelitë nëse kanë raporte me regjimin sionist”, tha ministria e jashtme iraniane në një deklaratë.
Gjithashtu ai bëri thirrje për formimin e një ekipi të avokatëve islamik për të dokumentuar krimet e mundshme të kryera nga Izraeli në Gaza./UBTNews/