Sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme iraniane, Irani u ka bërë thirrje qytetarëve të tij në Ukrainë që të largohen nga vendi dhe të shmangin udhëtimet atje për shkak të “përplasjeve ushtarake të intensifikuara dhe rritjes së trazirave”.
“Për shkak të intensifikimit të përleshjeve ushtarake dhe rritjes së trazirave në Ukrainë, qytetarët iranianë këshillohen fuqishëm të mos udhëtojnë në këtë vend. Në të njëjtën kohë, të gjithë iranianët që jetojnë në Ukrainë këshillohen të largohen nga vendi për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e tyre”, thuhet në deklaratë.
Kjo thirrje e Iranit vjen në periudhën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe evropianët e akuzuan Iranin për furnizimin e Rusisë me drone kamikaze./UBTNews/