UBT News

Irani thotë se vrasja e al-Arourit tregon se Izraeli nuk ka arritur asnjë qëllim

Irani thotë se vrasja e zëvendësshefit të Hamasit, Saleh al-Arouri dëshmon se lufta e Izraelit në Gaza është një dështim total.

“Veprimet e liga të Izraelit në vendet e tjera paraqesin kërcënim real për paqen dhe sigurinë dhe një alarm serioz për sigurinë e vendeve në rajon”, tha ministri i Jashtëm, Hossein Amirabdollahian, në një deklaratë në “X”.

Vrasja e al-Arourit dëshmon se Izraeli “nuk arriti asnjë nga qëllimet e tij pas disa javësh krime lufte, gjenocidi dhe shkatërrimit në Gaza”.

Nasser Kanaani, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme, tha se vrasja e al-Arourit “pa dyshim do të nxisë rezistencën dhe motivimin për të luftuar kundër pushtuesve sionistë, jo vetëm në Palestinë, por edhe në rajon dhe te të gjithë lirikërkuesve në mbarë botën”./UBTNews/

Exit mobile version