UBT News

Irani thotë se nuk do t’u ofrojë shkollë “atyre që shkelin” rregullat e mbulesës

Ministria e Arsimit e Iranit ka publikuar një deklaratë duke thënë se nuk do të ofrojë më shërbime arsimore për studentët në shkolla dhe universitete që nuk ndjekin kodet e veshjes, përfshirë mbajtjen e një shamie në kokë, pasi autoritetet vazhdojnë të shtrëngojnë rregulloret përballë trazirave masive mbi udhëzimet e qeverisë për jetën e përditshme.

Ministria shtoi në një deklaratë më 3 prill pasi klasat u rihapën pas Vitit të Ri Persian se gratë që nuk respektojnë hixhabin e detyrueshëm nuk do të lejohen nëpër klasa.

Aksioni është në linjë me “krijimin e një diskursi pozitiv dhe konstruktiv mes studentëve për çështjen e kulturës dhe besimeve islame… krijimin e vitalitetit të brendshëm dhe krijimin e një qëndrimi korrekt dhe pozitiv dhe të menduarit të bukur për kulturën e dëlirësisë dhe hixhabit tek studentët”, thuhet në deklaratë.

Aktet e mosbindjes civile si shfaqja në publik pa shami janë shtuar në Iran, ku ligji kërkon që gratë dhe vajzat mbi moshën 9 vjeç të mbajnë mbulesë të kokës në publik.

Në javët e fundit, zyrtarët kanë paralajmëruar gratë që të respektojnë ligjin e hixhabit dhe kanë kërcënuar se do të ndëshkojnë ato që shkelin ligjin. Autoritetet gjithashtu kanë mbyllur bizneset, restorantet, kafenetë dhe në disa raste farmacitë, për shkak të dështimit të pronarëve ose menaxherëve për të respektuar ligjet islame dhe rregullat e hixhabit./UBTNews/

Exit mobile version