UBT News

Irani refuzon negociatat me SHBA: Nuk ka dialog derisa të ndalen sulmet izraelite

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Teherani nuk do të angazhohet në asnjë lloj dialogu me Shtetet e Bashkuara për sa kohë që sulmet izraelite vazhdojnë. Deklarata u bë publike nga agjencia shtetërore iraniane IRNA, në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme po rriten ndjeshëm.

Amerikanët duan negociata dhe kanë dërguar mesazhe disa herë, por ne e kemi thënë qartë se nuk ka vend për dialog derisa agresioni të ndalet,” u shpreh Araghchi, duke e përjashtuar çdo mundësi për bisedime në kushte aktuale. “Ne nuk kemi bisedime me Amerikën si partnere në këtë krim,” shtoi ai, duke i cilësuar SHBA-të indirekt bashkëfajtore në veprimet e Izraelit.

Deklarata vjen në prag të takimit të Araghchit me ministrat e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë në Gjenevë – bisedimet e para të drejtpërdrejta me fuqitë perëndimore që prej shpërthimit të konfliktit javën e kaluar, kur Izraeli ndërmori një ofensivë ajrore ndaj Iranit.

Exit mobile version