Së paku 650 vajza janë helmuar me gaz toksik në Iran që nga nëntori, në atë që besohet se është një përpjekje e qëllimshme për të detyruar shkollat të mbyllen.
Asnjëra prej vajzave nuk ka vdekur, por dhjetëra prej tyre janë përballur me probleme të frymëmarjes, të përziera, lodhje dhe marramendje.
“Dihet tashmë se disa njerëz donin që të gjitha shkollat, veçanërisht shkollat e vajzave, të mbylleshin”, tha të dielën zëvendësministri i Shëndetësisë.
Megjithatë, ai më vonë tha se deklaratat e tij ishin keqkuptuar.
Prokurori i Përgjithshëm njoftoi javën e kaluar se do të nisin hetimet.
Helmimi i parë ndodhi më 30 nëntor, kur 18 nxënëse nga Shkolla Teknike “Nour” u dërguan në spital. Që atëherë, më shumë se dhjetë shkolla për vajza janë vënë në shënjestër në krahinën përreth./UBTNews/