Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian paralajmëroi Izraelin se Lindja e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit nëse nuk nuk ndalen sulmet ajrore në Gaza. Ai tha se edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë fajtore për mbështetjen ushtarake të Izraelit.
Disa orë më vonë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu paralajmëroi se njerëzit e tij po luftojnë për jetë dhe se lufta kundër Hamasit është “lufto ose vdis”.
Irani mbështet Hamasin, që sulmoi Izraelin dy javë më parë duke vrarë 1 mijë e 400 persona, dhe Hezbollahun e Libanit./UBTNews/