UBT News

Irani padit dy shtetas francezë për spiunazh

Gjyqësori i Iranit ka lëshuar aktakuzë për spiunazh kundër dy shtetasve francezë dhe ka paditur një shtetas belg në një rast të veçantë.

Identiteti i dy shtetasve francezë nuk u bë i ditur, por zëdhënësi i gjyqësorit, Masoud Setayeshi, në një konferencë për shtyp njoftoi se ata u arrestuan nën akuzat për spiunazh dhe bashkëpunim kundër sigurisë kombëtare. Ai tha se ende nuk është nxjerrë një vendim përfundimtar i gjykatës.

Ministrja e Jashtme franceze, Catherine Colonna tha gjatë muajit nëntor se dy shtetas francezë të paidentifikuar ishin arrestuar në Iran, duke e çuar numrin e përgjithshëm të personave nga Frana që po mbahen atje në shtatë. Ajo e bëri njoftimin gjatë protestave të vazhdueshme në Iran, të cilat filluan gjatë muajit shtator dhe gjatë të cilave janë arrestuar dhjetëra shtetas të huaj.

Dy shtetas francezë, Cecile Kohler dhe partneri i saj, Jacques Paris, u arrestuan gjatë muajit maj. Autoritetet iraniane i akuzojnë ata për spiunazh dhe përpjekje për të nxitur trazira. Vizita e tyre në Iran kishte ardhur në periudhën kur mësuesit po mbanin protesta.

Në tetor, televizioni shtetëror i Iranit transmetoi “rrëfimet” e çiftit, ndaj të cilave reagoi ministria e jashtme franceze pasi ata i quajtën Kohlerin dhe Parisin “pengje shtetërore”./UBTNews/

Exit mobile version