UBT News

“Irani nuk kërkon luftë me SHBA-në, por as nuk ka frikë prej saj”

Kreu i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) është zotuar se vendi nuk ka frikë nga lufta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi Pentagoni po analizon se a do të përgjigjet drejtpërdrejt ndaj vrasjes së tre ushtarakëve amerikanë në një sulm me dron në Jordani.

Komandanti i përgjithshëm i IRGC-së, gjeneralmajor Hossein Salami, tha: “Ne po dëgjojmë disa kërcënime nga zyrtarët amerikanë për shënjestrimin e Iranit. U themi se na keni testuar dhe ne njihemi. Ne nuk lëmë asnjë kërcënim pa përgjigje, dhe nuk kërkojmë luftë, por as nuk kemi frikë prej saj. Kjo është e vërteta që dihet tashmë”.

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps, ka udhëtuar drejt Uashingtonit për të biseduar rreth krizës, përfshirë edhe mundësinë për vendosjen e një aeroplanmbajtëseje britanike në Detin e Kuq për të vepruar si zëvendësues për USS Dwight D Eisenhower, i cili do të përfundojë turneun e tij në detyrë në një pikë ende të pacaktuar./UBTNews/

Exit mobile version