Kamal Kharrazi, një këshilltar i liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, i ka thënë gazetës Financial Times se Irani do të mbështesë lëvizjen e Hezbollahut me “të gjitha mjetet” nëse Izraeli fillon një ofensivë gjithëpërfshirëse kundër grupit.
Por Kharrazi shtoi se vendi i tij “nuk është i interesuar” për një luftë rajonale dhe i kërkoi SHBA-së të ushtrojë presion mbi Izraelin për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.
“Do të ketë shans për zgjerimin e luftës në të gjithë rajonin, në të cilin të gjitha vendet duke përfshirë Iranin do të angazhoheshin”, tha ai për gazetën. “Në atë situatë, ne nuk do të kemi zgjidhje tjetër veçse të mbështesim Hezbollahun me të gjitha mjetet”.
Qëkur filloi ofensiva në Gaza, Hezbollahu dhe Izraeli kanë shkëmbyer pothuajse çdo ditë sulme ndërkufitare./UBTNews/