UBT News

Irani nënshkruan një marrëveshje prej 40 miliardë dollarësh me kompaninë ruse të gazit gjatë vizitës së Putinit

Presidenti rus, Vladimir Putin arriti në Iran të martën në udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar jashtë kufijve të ish-Bashkimit Sovjetik qëkur nisi pushtimi rus i Ukrainës, që në fakt prishi lidhjet e Rusisë me Perëndimin.

Putin u takua me presidentin iranian, Ebrahim Raisi në Teheran dhe me atë turk, Recep Tayyip Erdogan. Ai po ashtu u takua edhe me liderin suprem të Iranit, Ayatollah Khamenei të martën.

“Jam shumë i lumtur që jam në tokën mikpritëse iraniane. Ne mund të mburremi me shifra rekord sa i përket rritjes së tregtisë”, deklaroi Putin mes tjerash.

“Ne po forcojmë bashkëpunimin në çështje të sigurisë ndërkombëtare, duke dhënë një kontribut në zgjidhjen e konfliktit sirian”, shtoi ai më tej.

Raisi përshëndeti gjithashtu angazhimin e rëndësishëm në fushën e sigurisë mes dy vendeve, duke thënë se të dy vendet kanë “përvojë të mirë” në luftën kundër terrorizmit.

Gjithashtu të martën, kompania kombëtare e naftës iraniane nënshkroi një marrëveshje 40 miliardë dollarëshe me kompaninë shtetërore ruse të gazit, Gazprom. Marrëveshja përfshin zhvillimin e fushave të gazit iranian dhe ndërtimin e tubacioneve të reja të eksportit të gazit./UBTNews/

Exit mobile version