SHBA-të janë të bindura se Irani do të hakmerret brenda disa ditësh për vrasjen e Ismail Haniyeh, kreut të zyrës politike të Hamasit, i cili u vra në tokën iraniane, një sulm që besohet të jetë kryer nga Izraeli.
Në media përmendet emri i komandantit ushtarak iranian, Hossein Salami, i cili thuhet se është gati për të udhëhequr sulmin ndaj Izraelit. Salami, i lindur në vitin 1960, ka një karrierë të gjatë ushtarake, duke filluar nga Lufta Iran-Irak, dhe që nga viti 2019 është kryekomandant i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike. Ai njihet për aftësitë e tij në propagandë dhe luftë psikologjike, si dhe për qëndrimin e tij të ashpër kundër Izraelit dhe Perëndimit./UBTNews/