Irani sërish ka hedhur poshtë akuzat se ka furnizuar Rusinë me armë “për t’u përdorur në luftën në Ukrainë”, tha sot ministria e tij e jashtme.
Kievi dhe pjesa më e madhe e Perëndimit kanë akuzuar Moskën për përdorimin e dronëve të prodhuar nga Irani në sulmet ndaj Ukrainës në javët e fundit.
Në një deklaratë, Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian “theksoi se Republika Islamike e Iranit nuk ka dhe nuk do të sigurojë asnjë armë për t’u përdorur në luftën në Ukrainë”.
Në një telefonatë të veçantë me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, të premten, Amir-Abdollahian përsëriti qëndrimin zyrtar neutral të Iranit mbi luftën që filloi gati tetë muaj më parë./UBTNews/