Irani ka shpalosur një aplikacion takimesh që synon të lehtësojë martesat e qëndrueshme në Republikën Islamike, ku shkalla e divorcit po rritet dhe shkalla e lindjeve bie.
Hamdan, që do të thotë “shok” në persisht, u zhvillua nga Organizata Islamike e Propagandës. Ajo pretendon të përdorë inteligjencën artificiale për të krijuar lidhje, vetëm për beqarët që kërkojnë martesë të përhershme dhe vetëm një grua.
Sipas faqes së internetit të Hamdanit, përdoruesit do të duhet të verifikojnë identitetin e tyre dhe t’i nënshtrohen një testi psikologjik para se të fillojnë të kërkojnë për një partner. Kur të gjendet një lidhje, aplikacioni prezanton familjet së bashku me praninë e këshilltarëve të shërbimit, të cilët do të shoqërojnë çiftin për katër vjet pas martesës së tyre.
Kreu i Institutit Kulturor Tebyan, i cili zhvilloi Hamdan, tha se aplikacioni do të krijojë familje të shëndetshme në një kohë kur vlerat familjare janë nën kërcënim nga “Djalli” dhe armiqtë e Iranit.
Aplikacionet për takime janë të njohura në Iran, por tani e tutje vetëm Hamdan do të jetë i ligjshëm. Ligji iranian gjithashtu i klasifikon si krim marrëdhëniet seksuale konsensuale jashtë martese
Sipas statistikave nga Organizata Kombëtare e Regjistrimit Civil, rreth 307,300 martesa dhe 99,600 divorce janë regjistruar në Iran midis marsit dhe dhjetorit 2020. Në vitin 2008, kishte një divorc për çdo tetë martesa, raporton Bbc.com.