UBT News

Irani: Materiali bërthamor nuk është në centralet e goditura nga Izraeli

Izraeli ka ndërmarrë sulme raketore ndaj disa objekteve bërthamore iraniane përfshirë centralet e Natanz, Isfahan, Khandab dhe Arak.

Por, Irani pretendon se materialet bërthamore janë evakuuar përpara sulmeve, duke thënë se janë zhvendosur në një “vend të sigurt”.

Komandanti iranian Mohsen Rezaei ka konfirmuar publikisht se asnjë material radioaktiv nuk ka mbetur në objektet e goditura.

Izraeli goditi Natanzin, Isfahanin, Khandabin dhe Arakun, por ato ishin evakuuar tashmë. Të gjitha materialet janë zhvendosur në një vend të sigurt”, tha Rezaei të enjten, raportojnë mediat iraniane, duke cituar burime të brendshme ushtarake.

Sulmet izraelite, të cilat nisën të premten e kaluar, kanë për qëllim dëmtimin e aftësive bërthamore të Iranit.

Presidenti Trump nga ana tjetër ka kërcënuar me ndërhyrje ushtarake, por deri tani ka ndaluar veprimet e drejtpërdrejta, duke preferuar negociatat diplomatike për rreth dy javë.

Trump i ka dhënë Iranit dy javë kohë për një marrëveshje, duke mbështetur përpjekjet evropiane për negociata paqësore në Gjenevë me Britaninë, Francën dhe Gjermaninë.

Exit mobile version