Këshilltari i lartë i liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, Kamal Kharrazi, ka deklaruar se Irani është i gatshëm për bisedime indirekte me Shtetet e Bashkuara. Ky koment erdhi pas tensioneve të mëdha lidhur me marrëveshjen bërthamore, nga e cila SHBA u tërhoq në vitin 2018 nën administratën e presidentit Donald Trump. Kharrazi theksoi se Irani është i gatshëm të zhvillojë bisedime indirekte për të vlerësuar palën tjetër dhe për të paraqitur kushtet e veta, duke theksuar se nuk janë mbyllur të gjitha dyert për negociata.
Këto komente vijnë pas një periudhe të gjatë tensionesh dhe pasigurie, pasi Shtetet e Bashkuara kanë rikthyer sanksionet ndaj Iranit dhe kanë akuzuar Teheranin për zhvillimin e kapaciteteve bërthamore me qëllime ushtarake. Nga ana tjetër, Irani ka mohuar akuzat, duke theksuar se programi i tij bërthamor është për qëllime civile, kryesisht energjetike. Kharrazi nënvizoi se Irani është i gatshëm të shqyrtojë mundësinë e bisedimeve për të arritur një marrëveshje që do të mbrojë interesat e tij./UBTNews/