UBT News

Irani godet me dronë aeroportin e Azerbajxhanit

Një sulm me dronë iranianë ka shënjestruar sot eksklavën e Nahçivanit në Azerbajxhan, duke goditur terminalin e aeroportit dhe zonën pranë një shkolle në fshatin Shekarabad. Nga ky sulm raportohet për dy civilë të plagosur dhe dëme materiale.

Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit e dënoi ashpër sulmin dhe kërkoi shpjegime të menjëhershme nga Teherani, duke paralajmëruar se rezervon të drejtën për t’u përgjigjur. Për këtë incident është thirrur zyrtarisht ambasadori iranian në Baku.

Ky tension lidhet me kundërshtimin e kamotshëm të Iranit ndaj korridorit tranzit që lidh Azerbajxhanin me Nahçivanin, i cili mbështetet nga SHBA-ja. Irani druhet se kjo rrugë do ta shkëpusë atë nga Armenia dhe do të sjellë forca të huaja armiqësore pranë kufijve të tij./AlJazeera/

Exit mobile version