UBT News

Irani: Furnizimet me karburant u ndërprenë pas sulmit kibernetik nga Izraeli dhe SHBA

Irani tha se pësoi një sulm kibernetik nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara që ndërpreu shpërndarjen e karburantit në 60 për qind të pompave të benzinës të hënën.

“Disa stacione karburanti në të gjithë vendin pësuan një sulm kibernetik dhe shpërndarja e karburantit u ndal”, tha ministri i naftës Javad Owji për televizionin shtetëror.

Owji fajësoi për sulmin fuqitë e jashtme, duke thënë se meqenëse “armiku zionist (Izraeli) dhe Shtetet e Bashkuara pësuan goditje në fronte të tjera, ata kërkuan të krijonin telashe”.

Zëvendësministri i Naftës, Jalil Salari tha më herët se kishte probleme me kartat që iranianët përdorin për të blerë benzinë të subvencionuar.

Irani, një prodhues i madh i naftës, ka ndër çmimet më të lira të benzinës në botë, me një kartë që lejon iranianët të blejnë deri në 60 litra në muaj me një normë të subvencionuar prej 15,000 rialësh (rreth 3 cent amerikan) për litër.

Pas dështimit të sistemit, pompat e karburanteve “shkëputën sistemin online” dhe karburanti po furnizohej offline, tha Salari./UBTNews/

Exit mobile version