Autoritetet në Iran kanë ekzekutuar tre burra të dënuar me vdekje në lidhje me protestat mbarëkombëtare kundër Qeverisë që ndodhën vitin e kaluar, thotë gjyqësori.
Ata u dënuan nën dyshimet për përfshirje në një sulm me armë zjarri që la të vdekur tre personel sigurie në Isfahan gjatë muajit nëntor. Amnesty International thotë se ata iu nënshtruan gjyqeve të padrejta dhe dyshohet se u torturuan. Katër protestues të tjerë janë varur që nga dhjetori.
Dhjetra të tjerë thuhet se janë dënuar me vdekje ose janë akuzuar për vepra penale.
Protestat përfshinë Republikën Islamike pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Aminit, një gruaje kurde 22-vjeçare e cila u arrestua nga policia e moralit në Teheran./UBTNews/