UBT News

Irani do të shpërbëjë policinë e moralit mes protestave të vazhdueshme

Prokurori i Përgjithshëm i Iranit njoftoi se policia e moralit, e cila ka për detyrë të zbatojë kodin islamik të veshjes, do të shpërbëhet.

Deklaratat e Mohammad Jafar Montazerit, të cilat ende nuk janë konfirmuar nga agjencitë tjera, qarkulluan të dielën.

Irani po përballet me protesta qe disa muaj pas vdekjes së një gruaje të re në paraburgim. Mahsa Amini është arrestuar nga policia e moralit për shkeljen e rregullave të rrepta për mbulimin e kokës.

Të shtunën, Montazeri i tha parlamentit iranian se ligji që u kërkon grave iraniane të mbajnë hixhabe do të shqyrtohet./UBTNews/

Exit mobile version