Zyrtari i lartë i sigurisë i Iranit, Ali Shamkhani bëri thirrje për dialog për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë gjatë një takimi të mërkurën në Teheran me homologun e tij rus, Nikolai Patrushev.
“Irani mbështet çdo iniciativë që çon në armëpushim dhe paqe midis Rusisë dhe Ukrainës bazuar në dialog”, citohet të ketë thënë Shamkhani nga agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.
Deklarata vjen pasi Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë akuzuan Rusinë gjatë javëve të fundit për përdorimin e dronëve të prodhuar nga Irani për të kryer sulme në Ukrainë. Teherani i mohoi akuzat./UBTNews/