Ministria e Jashtme e Iranit ka akuzuar vendet e G7-ës se janë “të njëanshme dhe të papërgjegjshme” lidhur me dënimin e sulmit raketor ndaj Izraelit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmaeil Baghaei përmendi “përgjegjësinë definitive të vendeve të G7-ës, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara, në rritjen e pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë në Azinë Perëndimore” për shkak të armatosjes dhe mbështetjes së Izraelit.
Të mërkurën, udhëheqësit e G7-ës, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA – në një deklaratë të përbashkët dënuan sulmin e Teheranit dhe shprehën “shqetësim të fortë” për krizën.
Irani thirri ambasadorët gjermanë dhe austriak të enjten lidhur me mosmiratimin e sulmit nga Berlini dhe Vjena./UBTNews/