Të paktën 15 mjekë u arrestuan dje gjatë protestave në kryeqytetin e Iranit, Teheran, në mbështetje të protestave më të gjera.
Mjekët qëndruan para zyrave të Organizatës së Mjekësisë Ligjore iraniane dhe brohoritën “liri, liri, liri”. Raportohet se shumë prej protestuesve u lënduan.
Presidenti dhe nënkryetari i Këshillit Mjekësor të Teheranit kanë dhënë dorëheqjen në shenjë proteste./UBTNews/