Pas sulmeve të Iranit në Kurdistanin irakian, Iraku ka tërhequr ambasadorin e tij nga Teherani.
Ministria e jashtme njoftoi se ambasadori është tërhequr për të diskutuar rreth sulmit të fundit.
Gjatë ditës, Garda Revolucionare e Iranit tha se sulmoi “selinë e spiunazhit” të Izraelit në rajonin gjysmë autonom të Kurdistanit të Irakut, si dhe Sirinë kundër Shtetit Islamik.
Të paktën katër civilë në shtëpitë aty afër u vranë./UBTNews/