Qeveria federale e Irakut dhe rajoni autonom i Kurdistanit nënshkruan një marrëveshje të martën për të lejuar rifillimin e eksporteve kurde të naftës përmes Turqisë, pasi ato u ndaluan 10 ditë më parë.
Marrëveshja, e nënshkruar në Bagdad në prani të kryeministrit Mohamed Shia al-Sudani dhe kryeministrit kurd Masrour Barzani, do të zbatohej “sot”, tha një zyrtar i qeverisë rajonale kurde për AFP.
Marrëveshja u përshkrua si e përkohshme, por sinjalizon fundin e eksporteve të pavarura të naftës nga qeveria rajonale kurde e Irakut verior dhe shënon një kufi të qartë për autonominë e saj./UBTNews/