Zëdhënësi i komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura irakiane ka thënë se sulmet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vijnë në një kohë kur Iraku “po përpiqet të sigurojë stabilitet në rajon”, sipas agjencisë irakiane të lajmeve.
“Këto sulme përbëjnë shkelje të sovranitetit të Irakut, minim të përpjekjeve të qeverisë irakiane dhe kërcënim që do të tërheqë Irakun dhe rajonin në pasoja të padëshirueshme, pasojat e të cilave do të jenë të tmerrshme për sigurinë dhe stabilitetin në Irak dhe në rajon”, citohet të ketë thënë ai./UBTNews/