Irakianët votuan të hënën në zgjedhjet e para të këshillit provincial të mbajtur në një dekadë, të cilat pritej të forconin dominimin e grupeve myslimane shiite pro-iraniane.
Votimi vjen në një kohë të apatisë dhe zhgënjimit të përhapur politik në vendin e pasur me naftë prej 43 milionë banorësh, i cili ende po rimëkëmbet nga vitet e luftës dhe vazhdon të jetë i prekur rëndë nga korrupsioni.
Pjesëmarrja në mesditë kishte arritur vetëm 17 për qind, tha zyrtari i komisionit zgjedhor Omar Ahmed, i cili u bëri thirrje votuesve të dalin dhe “të kontribuojnë në suksesin e procesit zgjedhor”.
Votimi shihet si një test kyç për kryeministrin Mohammed Shia al-Sudani, i cili erdhi në pushtet pak më shumë se një vit më parë i mbështetur nga partitë pro-Tehranit, përpara zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen në 2025./UBTNews/