UBT News

Irakianët sulmojnë ambasadën e Suedisë pas djegies së Kuranit

Një turmë mbështetësish të klerikut shiit, Moqtada Sadr, qëndruan brenda kompleksit për rreth 15 minuta, më pas u larguan ndërsa forcat e sigurisë u vendosën, ka thënë një fotograf i AFP.

“Kushtetuta jonë është Kurani”, ishte njëri nga mesazhet në fletëpalosjet që mbanin protestuesit.

Protesta erdhi pasi një qytetar irakian me banim në Suedi, Salwan Momika, 37 vjeç, djegu disa faqe të librit të shenjtë islamik përpara xhamisë më të madhe të kryeqytetit.

Policia suedeze i kishte dhënë atij një leje në përputhje me mbrojtjen e fjalës së lirë, por autoritetet më vonë thanë se kishin hapur një hetim për “agjitacion”.

“Brenda 10 ditësh do të djeg flamurin irakian dhe Kuranin përpara ambasadës së Irakut në Stokholm”, kishte thënë Momika para se të bënte aktin e pahijshëm./UBTNews/

Exit mobile version