UBT News

Irak: Gjykata pezullon ligjin që mund të legalizonte martesat e fëmijëve dhe amnistinë e të burgosurve

Gjykata e Lartë Federale e Irakut ka pezulluar përkohësisht zbatimin e tre ligjeve të miratuara nga parlamenti muajin e kaluar, përfshirë një ligj që ndryshon ligjin e statusit personal dhe që aktivistët thonë se kërcënon të drejtat e grave. Vendimi i Gjykatës, shpallur të martën, ndalon zbatimin e këtyre ligjeve deri në shqyrtimin e një sfide ligjore që ka të bëjë me procesin e miratimit të tyre. Grupi i ligjvënësve kundërshtoi mënyrën e miratimit të ligjeve, duke argumentuar se ato u votuan së bashku, pa u diskutuar individualisht.

Një nga ligjet e pezulluara është ndryshimi në ligjin e statusit personal, që do t’i jepte më shumë fuqi gjykatave islamike mbi çështjet familjare si martesa, divorci dhe trashëgimia. Aktivistët e drejtat e grave shprehen shqetësim se ky ndryshim mund të rrezikojë reformat ligjore të mëparshme dhe mund të çojë në legalizimin e martesës së fëmijëve.

Ligji i dytë i pezulluar është një projekt-ligj për amnistinë e përgjithshme, që mund të çojë në lirimin e të burgosurve sunitë, por kritikët shprehin shqetësim se mund të lejojë lirimin e të dënuarve për krime të rënda si korrupsioni dhe krimet e luftës.

Ligji i tretë i pezulluar ka të bëjë me kthimin e tokës së konfiskuar nga kurdët gjatë regjimit të Sadam Huseinit, i cili është mbështetur nga kurdët, por ka kundërshtime nga disa grupe arabe.

Ky vendim reflekton përplasjet politike në Irak dhe mund të nxisë debate të mëtejshme mbi të drejtat civile, barazinë gjinore dhe ekuilibrin e pushtetit në mes të grupeve etnike dhe fetare të vendit.

Exit mobile version