Një gjykatë irakiane ka dënuar me vdekje Asma Mohamde, bashkëshorten e ish-kreut të grupit terrorist ISIS, Ebu Bekr Al-Bagdadi. Ajo u akuzua për mbajtjen e grave të minoritetit Yazidi në kushte të rrëmbimit. Asma Mohamde u gjykua pasi u depërtua në Irak nga Turqia.
Gjykata penale e Kharkut në Irak ka vendosur dënimin me vdekje për Asma Mohamde për bashkëpunim me ISIS dhe për mbajtjen e grave Yazidi në shtëpinë e saj. Këtë lajm e bëri të ditur Këshilli Suprem Gjyqësor i Irakut në një deklaratë në faqen e tij të internetit.
Gratë Yazidi u morën peng nga militantët islamikë gjatë avancimit të tyre në veri të Irakut në vitin 2014, ku mijëra burra të atij minoriteti u vranë. Pas kësaj, gratë u bënë skllave seksuale të militantëve. ISIS u mposht në Irak nga forcat e mbështetura nga SHBA në vitin 2017 dhe më pas në Siri dy vite më vonë.
Ebu Bekr Al-Bagdadi, kreu i ISIS, u vranë në një operacion të kryer nga trupat amerikane në tetor të vitit 2019 në veriperëndim të Sirisë, pesë vite pasi ai shpalli kalifatin në pjesë të madha të Sirisë dhe Irakut.
Në muajin shkurt të vitit të tanishëm, Iraku njoftoi se familja e Bagdadit ishte riatdhesuar, dhe se bashkëshortja e tij, Asma Mohamde, që ishte ndaluar në Turqi, ishte kthyer në Irak së bashku me fëmijët e saj./UBTNews/