Në 17-vjetorin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) është nënshkruar deklarata për themelimin e forumit rajonal të mbikëqyrjes policore.
Kryeshefi ekzekutiv i IKP-së, Kushtrim Hodaj ka thënë se qytetarët çdo ditë e më tepër po i besojnë këtij institucioni, duke adresuar ankesat e tyre.
“Sot bëhen 17 vjet prej fillimit të një rrugëtimi të vështirë, filluam si organizatë e vogël dhe sot jemi më profesional. Jemi një adresë e qartë që qytetarët të adresojnë ankesat e tyre. Vitet e fundit përmes angazhimit të shtuar, IPK ka shënuar sukses, duke realizuar operacione”, ka thënë ai.
Shefja e kabinetit të MPB-së, Jeta Tela – Shema theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me këtë institucion, për luftimin e krimit dhe korrupsionit.
“IPK në vizionin e ministrisë zë një vend të jashtëzakonshëm. Prioritetet për të luftuat krimin e organizuar është vështirë e realizueshme pa policinë. Gjithë këto vite, falë edhe mbështetjes të bashkëpunëtorëve tanë, IPK është angazhuar për policinë me integritet karshi qytetarëve tanë”, tha ajo.