Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se në dy raste të ndara ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policorë.
Njeri rast ka ndodhur në Kamenicë më datë 05.09.2023, ku dyshohej se zyrtari policor në Stacionin Policor- Kamenicë, deri sa ka qenë në detyrë dyshohet se është shoqëruar me një person të dyshuar tek i cili është gjetur një substancë e dyshuar narkotike ku në konsultim me prokurorin kujdestar është hap rast penal për veprën penale “Posedim i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Zyrtari policor i dyshuar, me rekomandim të IPK-së dhe me vendim të Drejtorit Rajonal Gjilan, është suspenduar për 72 orë, ndërsa me një vendim tjetër më datë 07.05.2023 ka rekomanduar vazhdimin e suspendimit pasi që në këtë rast duhet të ndërmerren veprime hetimore nga IPK.
Në rastin tjetër, i cili ka ndodh në Ferizaj, në interes të një hetim preliminar, IPK ka rekomanduar suspendimi për 72 orë të tre zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor i Ferizajt lidhur me një video incizim, i cili është duke qarkulluar në media ku shihen dy femra duke hyrë në veturë zyrtare të Policisë se Kosovës.