UBT News

IPK-ja rekomandon suspendimin e drejtorit policor në veri, Nenad Gjuriq

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e Drejtorit Rajonal të Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriq.

Në komunikatën për media IPK thotë se drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut dyshohet se ka kryer veprat penale “Sabotim” dhe “Thirrja për rezistencë” të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

IPK thekson se krahas hetimit penal do të shikohet edhe përgjegjësia administrative.

“Andaj, duke marrë për bazë dyshimin për veprat penale në hetimin e këtij rasti, bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së është rekomanduar suspendimi i të njëjtit. Veprimet tjera hetimore do të ndërmerren nga hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit”, thuhet në komunikatë.

Exit mobile version