UBT News

IPK-ja lë fajtor policin për aksidentin tragjik me 3 viktima

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se sipas hetimeve të para, aksidenti tragjik që ndodhi në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë, në fshatin Çubrel, ku humbën jetën tre persona ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së vozitjes me kushtet e rrugës nga drejtuesi i automjetit zyrtar të policisë.

Ky automjet, sipas informacioneve, ka kaluar në shiritin e kundërt dhe ka goditur një veturë civile.

Në lidhje me këtë ngjarje, Inspektorati Policor ka njoftuar se ka rekomanduar suspendimin e policit që ka drejtuar automjetin në momentin e aksidentit.

“Si pjesë e procedurave administrative dhe për të siguruar zhvillimin e hetimeve, IPK-ja ka propozuar pezullimin e zyrtarit policor që ishte në timon gjatë aksidentit, ndërkohë që hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar në koordinim me prokurorin kompetent,” thuhet në njoftimin e IPK-së.

Exit mobile version