UBT News

IPK: Aksion në pesë lokacione të ndryshme kundër organizimit të lojërave të fatit

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) e mbështetur nga njësi të reagimit të shpejtë të policisë është duke zhvilluar një aksion në pesë lokacione kundër organizimit të lojërave të fatit.

Sipas njoftimit të IPK-së ky aksion është duke u zbatuar në kuadër të një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, për kontroll dhe sekuestrim të dëshmive që do të gjenden gjatë kontrollit.

“Operacioni po zhvillohet në pesë (5) lokacione të ndryshme ndaj disa të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, pak më parë ka përfunduar bastisja në një objekt në Lagjen e Spitalit afër shkollës “Pavarësia” në Prishtinë. 

Exit mobile version