Për ata që dëshirojnë të personalizojnë iPhone e tyre, jailbreaking ka qenë gjithmonë një mënyrë ekselente për ta bërë këtë.
Por kundër këtij fenomeni nuk është vetëm Apple. Microsoft së fundi ka dërguar një përditësim në Windows Defender for Endpoint i cili do të lajmërojë përdoruesin nëse identifikon një iOS që ka kaluar nëpër jailbreak dhe është në rrjetin e kompanisë ku ai punon.
Windows Defender for Endpoint është një softuer i sigurie i dizajnuar për bizneset dhe që identifikon çdo kërcënim në nivel kompanie.
Nëse punoni një një biznes që përdor Windows Defender for Endpoint, mbase duhet të shmangni jailbreaking.
Softueri do të paralajmëroi ekipet e sigurisë nëpër kompani nëse zbulon një iPhone të tillë në rrjet dhe më pas ekipi mund të vendosë nëse do tja bllokojë aksesin në rrjet.
Microsoft do të etiketojë këto pajisje si nivel i lartë kërcënimi sigurie. /PCWorld Albanian