UBT News

iPhone i palosshëm po vjen, por ja sa do të kushtojë

Apple pritet të zbulojë një iPhone të palosshëm vitin e ardhshëm, dhe raportet e fundit sugjerojnë se telefoni inteligjent hyri në testimin e prototipit në qershor.

Ky informacion bazohet në burime të zinxhirit të furnizimit, që pretendojnë se Apple tashmë ka një prototip funksional të telefonit të saj të parë të palosshëm.

Faza e testimit të prototipit pritet të zgjasë deri në fund të këtij viti, pas së cilës pajisja do të hyjë në fazën e Testit të Verifikimit Inxhinierik (EVT), dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, telefoni inteligjent duhet të prezantohet me serinë iPhone 18 në shtator 2026, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Një raport i ri pohon se Apple ka ndaluar zhvillimin e iPad-it të palosshëm për shkak të vështirësive të ndryshme në prodhim dhe interesit të dobët të klientëve. Edhe pse nuk dihen shumë detaje për iPhone të palosshën, një gjë është e sigurt. Ai nuk do të jetë i lirë.

Thashethemet sugjerojnë një çmim fillestar prej 2,100 deri në 2,300 dollarë.

Exit mobile version