Jemi vetëm një hap larg nga debutimi i smartfonit të ardhshëm të Apple, iPhone 15. Një informacion i fundit lidhur me iPhone 15 ka rrjedhur dhe jep detaje nga çdo gjë duke filluar nga korniza te porta e karikimit.
iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus do t’i japin lamtumirën “notch” të famshëm që prej iPhone X në favor të Ishullit Dinamik (Dynamic Island) që debutoi për herë të parë në iPhone 14 Pro sipas Mark Gurman të Bloomberg.
Edhe iPhone 15 Pro dhe 15 Pro Max do të marrin një pamje të re në krye ku korniza e telefonët do të jetë vetëm 1.5mm e trashë nga 2.2mm që ishte në modelet e kaluara falë implementimit të LIPO që për herë të parë erdhi në seritë Watch 7.
Një tjetër ndryshim do të jetë zëvendësimi i karikuesit lightning me USB-C duke kufizuar kështu numrin e kabllove që duhet të merrni pas vete. Edhe nëse ky ndryshim i spekuluar nuk implementohet këtë vit është thjeshtë çështje kohe.
Bashkimi Evropian vitin e kaluar tha se të gjithë smartfonët dhe tabletët shitur në Evropë duhet të kenë portë karikimi USB-C duke filluar nga viti 2024.
Sistemeve i kamerave të iPhone 15 dhe 15 Plus pritet të përditësohet siç edhe procesori A16 që mbërriti për herë të parë në iPhone 14 Pro. Ndërkaq modelet e reja iPhone 15 Pro dhe 15 Pro Max do të kenë kornizë prej titani në vend të çelikut së bashku me një çip të ri 3-nanometër Apple A17.
Apple pritet të lansojë modelet e reja iPhone 15 dhe iPhone 15 Pro në shtator./PCWorld Albanian