UBT News

iPhone 13 Pro, ekrane 120Hz dhe kamera që shkëlqejnë

Në një eveniment virtual më 14 shtator Apple zbuloi linjën e re të iPhone. Përveç modeleve standard iPhone 13 dhe 13 mini, kompania zbuloi dy modele Pro me disa funksionalitete premium që nuk i gjeni tek iPhone 13.

Sigurisht janë edhe më të shtrenjtë ku iPhone 13 Pro fillon nga 999 dollarë dhe iPhone 13 Pro Max nga 1,099 dollarë. iPhone 13  Pro ka ekran 6.1-inç ndërsa 13 Pro Max 6.7-inç.

CEO i Apple Tim Cook tha se linja Pro shtyn limitet tona me teknologjitë më të avancuara për përdoruesit që duan më të mirën nga iPhone.

Dizajni është paska ndryshe me gjeneratën e kaluar sepse modelet e reja iPhone 13 Pro kanë korniza prej çeliku me shkëlqim. Gjithashtu rreth sensorëve të kamerave janë tre unaza çrej çeliku gjithashtu. Ndërsa xhami i kapakut të pasmë është mat.

Përveç kamerave wide dhe ultra wide, iPhone 13 Pro ka edhe një sensor të tretë telefoto me zmadhim optik 3x. Por kamerat wide dhe ultra wide nuk janë njëlloj me kamerat e iPhone 13 dhe 13 mini.

Vitin e kaluar vetëm linja iPhone 12 Pro Max kishte stabilizim optik me zhvendosje sensori. Kësaj here mbarë linja iPhone 13 vjen me këtë teknologji.

Kryesisht modeli standard iPhone 13 merr të gjitha funksionet e avancuara të kamerës që ishin të kufizuara vetëm tek modelet Pro. Veçanërisht është një funksionalitet “Cinematic Mode” i cili gjurmon dhe mban në fokus një objekt në lëvizje në kohë reale. iPhone 13 Pro dhe Pro Max njëlloj si iPhone 13 dhe 13 mini realizojnë video ProRes.

Por çfarë kanë të veçantë kamerat e iPhone 13 Pro?

  • Kamera 77mm telefoto ka zmadhim optik 3x
  • Kamera ultra-wide me hapje f/1.8 përmirëson performancën në dritë të paktë me 92%
  • Kamera wide (kryesore) me hapje f/1.5 përmirëson performancën në dritë të paktë me 2.2 herë.

Për herë të parë mund të përdorni Night Mode në të gjitha kamerat.

iPhone 13 Pro dhe Pro Max vinë me ekranin Pro Motion me frekuencë të adaptueshme që sillet mes 10 deri në 120Hz në varësi të asaj çfarë përdoruesi po bën me smartfonin. Për shembull nëse po shikoni një film, iPhone do të përdorë një frekuencë më të ulët për të kursyer jetëgjatësinë e baterisë.

Duke qenë se iPhone 13 Pro Max është smartfoni më i madh i tërë linjës, do të merrni më shumë jetëgjatësi baterie. Apple premton 2.5 orë më shumë në 10 Pro Max dhe 1.5 orë më shumë në iPhone 13 Pro.

Njëlloj si modelet standarde, 13 Pro dhe 13 Pro Max vinë me çipin A15 Bionic. Dizajni i tij prej 5 nanometër përmban 15 miliardë tranzistorë në kombinuar në 2 bërthama të performancës së lartë dhe 4 të performancës së ulët.

Për modelet Pro është ndërtuar një grafikë e re me 5 bërthama. Porositë fillojnë të Premten dhe smartfonët janë në dyqane më 24 Shtator. Shiten 4 modele 128GB, 256GB, 512GB dhe për herë të parë një model 1TB./PCWorld Albanian

Exit mobile version