UBT News

Investitorët në Twitter padisin Elon Musk dhe platformën për ofertën e blerjes

Investitorët në Twitter po e fajësojnë miliarderin Elon Musk dhe platformën sociale mbi trajtimin e ofertës së miliarderit prej 44 miliardë dollarësh (34.9 miliardë £) për kompaninë.

Madje thuhet se ai ka shkelur rregullat e korporatës nga Kalifornia në një sërë mënyrash. Shefi i Tesla-s akuzohet për “veprime të gabuara” dhe thuhet se “deklaratat e tij të rreme dhe manipulimi i tregut” kanë krijuar kaos në selinë e Twitter-it në San Francisco.

Aksionet e Twitter janë rreth 27% më të ulëta se çmimi i ofertës prej 54,20 dollarësh të Musk. Në padi thuhet gjithashtu se Musk përfitoi financiarisht duke vonuar zbulimin e aksioneve të tij të rëndësishme në Twitter dhe planin e tij për t’u bërë anëtar bordi i kompanisë./UBTNews/

Exit mobile version