UBT News

Intervistohen nga Polica dy persona, të dyshuar për falsifikim të vizës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të dokumenteve në Aeroportin e Prishtinës është sekuestruar viza Shengen lëshuar nga një shtet tjetër nën dyshimin se është e falsifikuar.

Në lidhje me rastin janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovar dhe me vendim të prokurorit.

“Rr. Tahir Sinani, Shtime 20.12.2021-15:15. Gjatë kontrollit të dokumenteve në ANP-së nga i dyshuari mashkull kosovar, është sekuestruar viza Shengen lëshuar nga një shtet tjetër nën dyshimin se është e falsifikuar”, thuhet në raport.

Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Exit mobile version