Në Podujevë, më 31 maj 2026 rreth orës 12:30, është raportuar një intervenim për shpëtim jete në Liqenin e Batllavës, sipas raportit të Policisë së Kosovës.
Njësiti policor gjatë patrullimit i ka dalë në ndihmë një qytetari, i cili kishte nxjerrë nga liqeni një fëmijë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit, zyrtarët policor kanë reaguar menjëherë duke aplikuar reanimim kardio-pulmonar (CPR), me ç’rast gjendja e viktimës është përmirësuar.
Në vendngjarje ka intervenuar edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili e ka marrë fëmijën për trajtim të mëtejmë mjekësor.
Sipas raportit zyrtar, reagimi i shpejtë i policisë dhe qytetarit ka qenë vendimtar në stabilizimin e gjendjes së fëmijës.
