UBT News

Interpol: Mbi 200 ton drogë janë konfiskuar në Amerikën Latine dhe mbi 14 mijë të arrestuar

Autoritetet në Amerikën Latine kanë arrestuar 14 mijë e 260 njerëz dhe kanë konfiskuar rreth 200 ton kokainë, në kuadër të një operacioni të madh të udhëhequr nga Organizata Ndërkombëtare e Policisë, Interpol.

Në periudhën 12 mars – 2 prill, autoritetet kanë konfiskuar 203 ton të kokainës dhe drogave tjera – vlera e të cilave arrin në rreth 5.7 miliardë dollarë, shkruan Euronews.

Përgjatë operacionit janë konfiskuar edhe mbi 8 mijë e 200 armë të paligjshme dhe 305 mijë fishekë. Operacioni është thënë të jetë zhvilluar në 15 shtete.

Në total, autoritetet kanë ndërprerë veprimtarinë e 20 grupeve kriminale, përfshirë sindikatën braziliane të krimit, Primeiro Comando da Capital, bandën e të rinjve të Salvadorit, Mara Salvatrucha dhe Kartelin e Ballkanit, që është aktiv edhe në Amerikën Jugore.

Exit mobile version