Të premten të gjitha shërbimet e internetit dhe telekomit u ndërprenë si rezultat i bombardimeve izraelite në territorin palestinez, njoftoi operatori kryesor.
“Me keqardhje ju njoftojmë se të gjitha shërbimet e telekomit në Rripin e Gazës kanë humbur për shkak të agresionit të vazhdueshëm. Gaza është sërish në errësirë”, njoftoi operatori Paltel në rrjetin “X”./UBTNews/