UBT News

Interi interesohet për Shkodran Mustafin

Mbrojtësi i Schalkes, Shkodran Mustafi thuhet se është nën radarin e gjigantit italian, Inter, raporton “Calcio Mercato”.

Trajneri i “Nerazzurëve”, Antonio Conte mund ta transferojë 28-vjeçarin në radhët e tyre, pasi që dëshiron ta përforcojë më shumë repartin e mbrojtjes.

Mustafi iu bashkua Schalkes nga Arsenali në afatin kalimtar të transferimeve gjatë dimrit, por si duket marrëveshja e tij në “Vetlins Arena” do të përfundojë në fund të këtij sezoni, kështu Interi mund ta transferojë Mustafin me parametra zero.

Exit mobile version