Në një udhëtim që përfshiu çdo cep të trevave shqiptare nga Prishtina në Pejë, nga Peja në Mitrovicë, nga Mitrovica në Shkup e Tetovë, Ferizaj, Rahovec dhe Therandë, UBT ka hapur dyert e mundësive për të rinjtë që ëndërrojnë një të ardhme profesionale më të sigurt dhe më të suksesshme.
Me vullnet, përkushtim, angazhim të thellë, UBT është bërë zgjedhja e parë për maturantët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe gjithë trevat shqiptare. Ata e shohin këtë institucion si pikën e nisjes për një karrierë të suksesshme dhe një edukim të nivelit të lartë.
Vizitat në shkolla kanë qenë dëshmi e interesimit të madh që ka zgjuar UBT. Maturantët nga institucionet më të njohura në Kosovë dhe më gjërë kanë pasur mundësinë të njihen me programet e avancuara studimore, mundësitë për bursa dhe mobilitet ndërkombëtar përmes Erasmus+.
Për çdo maturant, mundësitë për studime në UBT janë të panumërta. Me mbi 500 partneritete me kompani të njohura, UBT nuk ofron vetëm arsimim akademik, por edhe zhvillim praktik dhe përgatitje për tregun e punës që në fazën e parë të studimeve. Njëkohësisht, mundësitë e bursave dhe mobiliteteve ndërkombëtare janë të hapura, duke u ofruar studentëve mundësinë të studiojnë në disa nga universitetet më prestigjioze të Evropës.
Për më tepër, ky angazhim i UBT-së për të rinjtë ka vazhduar dhe do të vazhdojë me vizita në shkollat e qyteteve të Kosovës dhe rajonit duke krijuar hapësira për diskutime të hapura dhe informuese me maturantët që synojnë një të ardhme të ndritur akademike dhe profesionale.
Me programe të avancuara, mundësi të shumta zhvillimi dhe edukim ndërkombëtar, si dhe përkushtimin për suksesin e çdo studenti, UBT mbetet rruga më e sigurt për çdo maturant që synon të arrijë majat e suksesit në akademi.
Shqipëria, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës janë tashmë në pritje të mundësive që UBT ka për t’u ofruar. Në javët në vijim, UBT do të vizitojë Korçën, Shkodrën, Ulqinin, Bujanocin dhe Preshevën, duke sjellë një valë mundësish dhe shpresash për të rinjtë që ëndërrojnë një të ardhme më të ndritur!
Dyert e mundësive janë të hapura për të gjithë ata që duan të hedhin një hap të sigurt drejt studimeve dhe një të ardhmeje akademike të suksesshme. Ka një rrugë për të udhëhequr. UBT!