Në qendrën e UBT-së në Prishtinë, nxënës nga i gjithë vendi janë duke u interesuar për t’u bërë pjesë e Shkollës së Mesme të Mjekësisë në UBT, kjo falë cilësisë dhe kualitetit që është duke ofruar kjo shkollë, si dhe risinë që ka sjell UBT si institucion edukativo-arsimor për zhvillimin e arsimit të mesëm të lartë.
Arsimi duhet të jetë një proces i dyanshëm. Në njërën anë shkollat duhet t’i përgjigjen nevojave të nxënësve për të përmirësuar kurrikulat mësimore, duke i përshtatur me ato evropian dhe amerikane dhe në anën tjetër duke iu përgjigjur ndryshimeve dhe zhvillimeve teknologjike në botë.
Shkolla e Mesme e Mjekësisë në UBT, është një nga shkollat më të avancuara në Kosovë dhe rajon, duke përshtatur kurrikulën mësimore me standardet më të mira evropiane dhe amerikane, si dhe duke iu mundësuar të rinjve të përgatiten në fushat mjekësore.
Shkolla e Mesme e Mjekësisë në UBT është e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, me katër drejtime:
- Asistent Dentar,
- Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë,
- Teknik i Farmacisë dhe
- Teknik i Laboratorit Mjekësor.
Në këto drejtime është bërë i mundur gërshetimi i lëndëve teorike me ato praktike për t’i mundësuar nxënësve zhvillimin dhe përforcimin e njohurive të tyre, dhe për t’i përgatitur ata për studime në fushat e mjekësisë.
Në kuadër të infrastrukturës moderne të Shkollës së Mesme të Mjekësisë, përpos laboratorëve të ndryshëm, është funksionale edhe Poliklinika e UBT-së, e cila përfshinë ambulancë moderne stomatologjike, laboratorin me aparaturat më të fundit të analizave biokimike, barnatoren, si dhe shërbimin e përditshëm mjekësor.